Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se 32 vjeçari nga Tetova është gjetur i varur në një shtyllë pranë lumit Shkumbin, në afërsi të Galerisë së Arteve në Tetovë. Policia njoftoi se 32 vjeçari V.J nga Tetovë, është gjetur i varrur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm nga ana e policisë, ndërsa varrjen i njejti e ka kryer me perin e këpucave të tij.
Nga ekipet e mjekësisë ligjore është konstatuar se në trupin e 32 vjeçarit nuk ka pasur gjurmë dhune. Trupi i 32 vjeçarit V.J i është dhënë familjes për varrim.