Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në ora 4 të mëngjesit, në ambientet e jashtme të klubit “Energy Club”.
Persona të panjohur dyshohet se kanë therur disa herë me thikë 35-vjeçarin Efreim I, i cili është hospitalizuar menjëherë në Spitalin Klinik të Tetovës.
Për shkak të seriozitetit të plagëve, viktima është transferuar në Qendrën Urgjente në Shkup.