www.Zemra.Org

Tom Cruise në premierën e “Mission Impossible 4”

Protagonisti kryesor i “Mission Impossibile”, aktori Tom Cruise ka kaluar orë të tëra me fansat e tij londinezë mbrëmjen e 13 dhjetorit në premierën e filmit “Mission: Impossible – Ghost Protocol”.

Temperaturat e ulëta nuk kanë penguar fansat e tij të ishin aty për të takuar nga afër dhe për të marrë autografe nga ylli i Holliwood-it, i cili njihet ndër ata personazhe të famshëm që mezi e pret takimin e tij me fansat, madje imazhet që kanë nisur të qarkullojnë në mediat botërore tregojnë aktorin duke i puthur dorën një fanseje të tij.

Aktori Cruise është kthyer për të katërtën herë në petkun e personazhit që interpreton, dhe në këtë episod të fundit është shfaqur duke u hedhur edhe nga një prej kullave më të larta në botë, nga kulla “Buri Khalifa” në Dubai dhe kjo ka qenë një nga skenat më të vështira të të gjithë filmit.

Protagonisti kryesor nuk ka qenë i vetëm në premierën londineze të filmit, me të kanë qenë edhe bashkëprotagonistët e tjerë të filmit, ndër ta edhe aktorja franceze Paula Patton, aktori britanik Simon Pegg, i cili ka treguar se për të ky rikthim në film ka qenë i jashtëzakonshëm dhe se të interpetosh me Tom Cruise është një përvojë e jashtëzakonshme.

Regjisori i filmit Brad Bird ka qenë gjithashtu i pranishëm në këtë premierë dhe për të, ky është filmi aksion debutues për të, pasi është njohur në të gjithë botën si një ndër regjisorët botërorë më të njohur të filmave të animuar.

Episodi i katërt i “Mission Impossible” është përballë në box-office me 8 filma të tjerë të cilët kanë pasur premierën e tyre së fundmi.

“Ghost Protocol” ka nisur shfaqjen në kinematë e botës ndërsa në kinematë e SHBA-ve do të nisë të shfaqet prej 16 dhjetorit e më 26 dhjetor do të nisë shfaqjen në kinematë e Britanisë së Madhe pas premierës londineze të 13 dhjetorit.

Exit mobile version