Janë publikuar emrat e tre viktimave që humbën jetën në aksidentin në magjistralen Vranjë – Shkup, në afërsi të Preshevës.
Bëhet fjalë për tre shqiptarë nga Tetova: Besim Fetai -38 vjeç, Femi Fetai – 25 vjeç dhe Osman Osmani – 55 vjeç.
Ata po udhëtonin me makinën e tyre “Audi”, kur në orët e hershme të mëngjesit janë përplasur rëndë dhe kanë hyrë nën rrotat e një kamioni me targa greke.
Sipas njoftimeve të policisë serbe, shkaqet e aksidentit janë rruga me borë dhe e rrëshqitshme.
Dy veta kanë humbur jetën në aksidentin e rëndë të komunikacionit që ka ndodhur sot herët në mëngjes në rrugën magjistrale Vranjë – Shkup, në afërsi të Preshevës.
Sipas korrespodentit të agjencisë së lajmeve INA, aksidenti ka ndodhur rreth orës 06.30 në magjistralen në afërsi të Preshevës, me ç`rast një makinë me targa të Maqedonisë është përplasur me një kamion me targa greke.
Policia serbe akoma nuk ka zbuluar identitetin e personave që kanë humbur jetën, ndërsa për disa orë kjo rrugë magjistrale ishte e bllokuar dhe shfrytëzoheshin rrugë alternative. Nga përlpasja e fuqishme automjeti është futur nën kamion, me ç`rast nuk kanë arritur që të shpëtojnë dy viktimat. MPB e Maqedonisë ka theksuar se është vënë në kontakte me autoritetet serbe për tu njohur me identitetin e personave që kanë pësuar tragjikisht.