Sipas disa informacioneve, javën që lamë pas, lidhjes së tyre i ka ardhur fundi. Ata të dy janë ndarë, sepse nuk e kanë duruar dot më njëri-tjetrin, dhe sipas disa thashethemeve nga njerëz të afërt të çiftit, për shkak të “baticave” dhe “zbaticave” dhe për shkak se edhe pas martesës, Altuna Sejdiu “Tuna” sërish e kishte të vështirë t’iu rezistojë shikimeve dhe provokimeve të vazhdueshme me persona të të njëjtit seks.
Këtë e vërteton më së miri edhe fotoja që flet se biseksualiteti i Tunës e ka detyruar çiftin të marrë një hap drejt ndarjes, duke ngjallur kështu mjaft dyshime për prirjet e saj (Altuna Sejdiu “Tuna”) biseksuale.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar lajmin, burime të sigurta bëjnë të ditur se çifti është ndarë përfundimisht dhe se këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Altuna Sejdiu “Tuna”, po jeton në Shkup ndërsa Rilind Reka në Prishtinë.
Duke bërë pjesë në mesin e këngëtarëve më të përfolur të estradës, ajo gjithmonë ka qenë pjesë e shtypit rozë për thashetheme të ndryshme. Ndarjen me Rilindin deri tani e ka mbajtur të fshehur, duke mos u prononcuar zyrtarisht asnjëherë, e medieve u ka dhënë hapësirë për manipulim.
Para se të martohej flitej për një shtatzëni të mundshme të Tunës, por ajo në atë kohë hodhi poshtë thashethemet, duke mohuar një gjë të tillë kategorikisht dhe ua mbylli gojën të gjithëve me martesë. Këtu lindën dhe dyshimet e para për një hap aq të shpejtuar për martesë. Çifti nuk ishte fejuar fare, por vetëm kanë pasur një lidhje dashurie e cila u kurorëzua me martesë dhe që zgjati thuaj se një vit dhe përfundoj me ndarje.
Për shkak të dyshimeve në lidhje me thashethemet e lartë-përmendura pritet që Tuna dhe Rilindi të dalin zyrtarisht dhe të pranojnë ndarjen.