www.Zemra.Org

Tyson e ka lënë shtatzënë policen e burgut

Mike Tyson thotë se ai e ka lënë shtatzënë një police burgu kur kishte qenë i burgosur, por ka refuzuar të japë detaje të tjera.

Ish-boksieri 45-vjeçar, i cili shërbeu tre vite nga dënimi prej gjashtë vitesh për përdhunim në vitin 1992 dhe u rikthye në burg për nëntë muaj në vitin 1998, ka zbuluar se femra në fjalë nuk ka lindur fëmijë.

“Çfarë nuk kam përmendur në shoun ‘Mike Tyson: Undisputed Truth’? Nuk kam folur për rastin kur e kam lënë shtatzënë një zyrtare burgu. Oh, po. Në burg, gjëra të tilla ndodhin. Por ajo nuk e lindi fëmijën”, ka thënë Tyson për ESPN.

Gjatë intervistës për kanalin sportiv ish-kampioni i peshave të rënda, i cili ka tetë fëmijë, po ashtu ka diskutuar edhe për drogat që ka përdorë, duke i përshkuar këto substanca si “miq të vegjël”.

“Më pati pëlqyer morfina, por më është dashur ta përdor shumë atë pasi kjo nuk qëndron gjatë në sistemin tuaj. Dhe kam përdorur kokainë, dhe kam përdorur marihuanë, dhe Cialis dhe Viagra, dhe të gjithë miqtë e mi të vogël”, ka shtuar Tyson.

Exit mobile version