www.Zemra.Org

UÇK kthehet në Kumanovë për ti nxjerrë 3 bashkëluftëtarë…

Tre ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kishin mbetur deri para pak qastesh në Kodrën e Trimave në Kumanovë, nga mëngjesi kur edhe kishin filluar luftimet në këtë vend.

Pjestarë të UÇK-së kanë konfirmuar për Gazetën Fjala se një grup është kthyer për ti nxjerrë nga luftimet ushtarët e mbetur në Kumanovë.
“Asnjë pjestar nga radhët tona nuk janë dorzuar. 3 prej tyre kanë mbetur atje por edhe ata janë nisur tash për me i nxerr. Ata të cilët janë arrestuar janë civil”, thotë ky pjestar për Gazetën Fjala.
Sipas tij, Qeveria e Maqedonisë ka përhapur dezinformata se janë arrestuar pjestarë të UÇK-së.

“Këtë situatë e kanë inskanuar shteti Maqedon për arsye se ata e humbën luftën në ora 11, e për tu nxerr ata me fitore kanë vazhdu me popullatë, e për ti mbuluar vrasjet e tyre në popull civil ata i kanë paraqitur si UÇK edhe civilët. Kështuqë nga pjestarët e UÇK-së s’ka as të vrarë as të dorëzuar, veç të plagosur dy persona dhe askush tjetër”, ka thënë ai për Gazetën Fjala.

Sipas tij, “beteja” e Kumanovës i është dedikuar “Komadantit Harun Aliu që u vra 5 vite më parë me Xhafer Shalën në Radushë të Shkupit. Dhe kjo luftë ka pasur me ndodhë me datën 12, pikërisht në datën kur u vranë Komadant Harun Aliu me 12.05.2010 në Radush të Shkupit”, ka thënë ai.

Exit mobile version