www.Zemra.Org

Ushtrimi që për pak sa nuk përfundoi tragjikisht (Video)

Ushtrimi i hedhjes së bombës në një kamp ushtarak kinez, për pak sa nuk përfundoi tragjikisht për dy ushtarë – mësuesin dhe nxënësin.

Videoja e postuar tash së fundmi në YouTube, paraqet ushtrimin e hedhjes së bombës së dy ushtarëve kinezë, njëri prej të cilit është mësues e tjetri nxënës. Megjithatë, nxënësi ishte i pafuqishëm për ta hedhur bombën jashtë transhesë. Bomba goditi murin me thasë dhe u kthye në transhe e pas disa sekondave eksplodoi.

Ushtarët u hodhën për toke dhe për fat i mbijetuan eksplodimit të bombës në afërsi të tyre.

Exit mobile version