Ka disa ditë që këngëtari Valon Suma ka nisur punën në këngën “Luaj zemër”, një këngë që, sipas tij, është ritmike dhe moderne. Kënga ka një tematikë dashurie e përgatitur nga Artan Kastrati dhe Doruntina Raka.
“Kryesisht këngët e mia kanë për tematikë dashurinë, edhe kënga ‘Luaj zemër’ është e tillë, por dallon nga të tjerat sepse gërshetohen disa zhanre në të. Kemi punuar mjaft shumë në këtë projekt dhe besoj se do të pëlqehet në publik”, ka thënë ai për “Zërin”.
Valoni ka menduar që kësaj kënge t’ia realizojë edhe videoklipin por ende nuk ka vendosur produksionin me të cilin do ta punojë.