www.Zemra.Org

Vdekja vjen kur të dyja anët e fytyrës bëhen identike

Psikiatër, patolog, doktor i filozofisë dhe mjekësisë, shefi i Katedrës së Mjekësisë Sociale në Universitetin shtetëror rus, Evgenij Çernosvitov, e ka dredhur Rusinë, Evropën dhe gjithë botën me teorinë se vdekja tek njerëzit mund të parashikohet pavarësisht nga sëmundjet apo vjetërsia.

Kjo teori është bërë me të vërtetë shumë e famshme. Profesori Çernosvitov e ka prezantuar teorinë – vdekja vjen kur të dyja anët e fytyrës bëhen simetrike!

Profesori rus gjithë jetën i studion fytyrat e njerëzve. Ai në banesën e tij ka koleksion prej disa qindra maskash njerëzore pas vdekjes së njerëzve, madje edhe të Pushkinit, Dostoevskit, Majakovskit, Eseinit, Napolonit.

Fytyrat e të vdekurve janë simetrike, thotë Çernosvitkov. Dihet që ana e majtë dhe e djathtë e fytyrës dallohen, por kur afrohet vdekje ato bëhen simetrike dhe kur të arrijnë simetrinë vjen vdekja.

Ai thotë se të rinj të cilët nuk kanë qenë të sëmurë, kurse kanë vdekur – fytyra para vdekjes është niveluar. Profesori tregon se si një polic i ri ia ka treguar fytyrën e vet se është simetrike. I ka thënë se kjo është vetëm teori, por djaloshi është vrarë vetëm disa orë më vonë.

Exit mobile version