30-vjeçarja ka vdekur më 13 nëntor në Tokio, por familja e ka mbajtur të fshehtë këtë gjë. Vetëm sot është mësuar lajmi. Një mik i saj në FB e ka bërë të ditur vdekjen e Isabelle.
Në vitin 2007, kur peshonte 31 kg, Caro u fotografua nudo për një revistë italiane me qëllim informimin mbi anoreksinë.
Por, ky nuk ishte kulmi i sëmundjes. Isabelle peshonte vetëm 25 kg në një foto-shok të një filmi të prezantuar në Locarno. Filmi titullohej ‘Anorexia’.
Modelja kishte zbuluar se mamaja e saj e ka mbajtur të mbyllur në shtëpi nga mosha 4-13 vjeç. Mamaja, e cila vuante nga depresioni, donte që Isabelle të qëndronte gjithmonë fëmijë dhe të ishte prona e saj. Nuk e linte të dilte nga shtëpia, nuk i lejonte të qante dhe i blinte vetëm lodra.
Babai nuk kishte dijeni për këtë sepse ishte gjithë kohën në punë jashtë qytetit. Pikërisht kjo lloj jete, shkruan Isabelle në autobiografinë e saj, e kishte çuar drejt anoreksisë.