www.Zemra.Org

Vetëm pesë dollarë për koncertin e Metallica

Fansat e rok grupit legjendar, “Metallica”, do të kenë rastin të shohin idhujt e tyre për vetëm pesë dollarë në një koncert që do të xhirohet për një film 3D.

Krijuesit e hitit “Enter Sandman” kanë xhiruar në disa prej koncerteve të fundit që do t’i bashkohen projektit të madh, ndërsa biletat për koncertin e ardhshëm në Vancouver të Kanadasë të hënën do të ketë për të gjithë, pasi do të jenë pesë dollarë. Por, fansat duhet të sakrifikojnë pritjet, pasi duhet që gjatë performancës ato të ndërpriten disa herë, për të instaluar kamerat dhe zhvendosur skenën.

“Më 27 gusht ne do të xhirojmë atë që shpresojmë të jetë pjesa e fundit e filmit, ndërsa kemi rastin që të performojmë për herë të fundit në skenën gjigante në Kanada. Do të ketë ndërprerje të shumta dhe këtë duhet ta kuptoni. Prandaj bileta do të kushtojë vetëm pesë dollarë pa tatim pa shtesa tjera, kurse të gjitha mjetet do të shkojnë për bamirësi”, shkruan në një komunikatë të bendit në faqen zyrtare. /

Exit mobile version