www.Zemra.Org

Vikena Kamenica pesë muajshe shtatzënë

E tërhequr krejtësisht nga show biz-i, Vikena Kamenica i ka shpëtuar kureshtjes së gazetarëve të cilët inves tigojnë për jetën private të VIP-ave.

Për këtë arsye lajmi i shtatzënisë së saj është një lajm i papritur.

Vikena është në muajin e pestë të shtatzënisë. Bebja që pritet të vijë në jetë në muajin janar është i pari për këngëtaren dhe të fejuarin e saj Oboisti Erik Tauzi.

Çifti është njohur në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe kanë një lidhje disa vjeçare e cila para pak kohësh u kurorëzua edhe me fejesën e tyre.

Prej pak kohësh mexosopranoja e TOB-it ka nisur të bashkëjetojë me të fejuarin e saj, ndaj lajmi i shtatzënisë duket si një ngjarje e pritshme në jetën e çifti të ri.

Exit mobile version