www.Zemra.Org

Vitamina K mbron nga kanceri

vitaminaKonsumimi i sasive të mjaftueshme të vitaminës K mund të ndihmojë në mbrojtjen nga kanceri. Sipas studimeve gjermane, personat të cilët konsumojnë në sasi të madhe këtë vitaminë kanë gjasa më të pakta të preken dhe të vdesin nga kanceri, veçanërisht nga kanceri i mushkërisë dhe prostatës.

Nga dy format e vitaminës K, K1, që gjendet në perimet e gjelbra, dhe K2, e pranishme në mish dhe në djathë, është kjo e dyta ajo që ka dhënë efekte më të larta.

Personat të cilët kanë konsumuar më së shumti vitaminë K2, kanë 28 % rrezik më të vogël të preken nga kanceri, pa marrë parasysh faktorët si mosha, masa trupore, sasia e aktivitetit trupor ose pirja e duhanit.

Konsumimi i përgjithshëm ditor i vitaminës K duhet të jetë rreth 120 mikrogramë për meshkuj, dhe 90 mikrogramë për femra.

Exit mobile version