Site icon www.Zemra.Org

Vjedhje si në filma në arrtarinë në Gostivar – VIDEO

Mbrëmjen e së premtes u raportua se në Gostivar është grabitur në një artari. Siç ka njoftuar policia, në orën 18:45, katër persona të maskuar, të cilët ishin edhe të armatosur kanë kryer grabitjen e më pas janë larguar me një makinë të tipit BMW e cila ishte pa targa.

“Më 10.10.2025, në orën 18:45, në SPB Tetovë, V.P. nga Gostivari ka raportuar se katër persona të maskuar, të armatosur me armë automatike, kanë kryer një grabitje në një argjendari pranë tregut të vogël në Gostivar, pas së cilës janë larguar me një makinë “BMW” pa targa.

Menjëherë është vepruar sipas kallëzimit dhe po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësve dhe për zbardhjen e rastit”, njoftoi SPB Tetovë.

Si ndodhi grabitja spektakolare në mes të Gostivarit,

Një grabitje spektakolare ka tronditur sot Gostivarin, në vetë qendrën e qytetit, vetëm pak minuta para orës 19:00. Ngjarja ka ndodhur pranë tregut të vogël, në një nga zonat më të frekuentuara, ku zakonisht qarkullojnë qindra kalimtarë.

Sipas informacioneve të MPB-së, katër persona të maskuar dhe të armatosur me pushkë automatike kanë hyrë me shpejtësi në një argjendari dhe kanë kryer grabitjen nën kërcënimin e armëve. Pas aktit, ata janë larguar me një veturë të tipit “BMW” pa targa, duke shkaktuar panik dhe trysni të madhe në rrugët përreth.

Dëshmitarët okularë tregojnë se momentet e grabitjes kanë qenë dramatike. Disa qytetarë janë fshehur nëpër dyqane, ndërsa të tjerë janë përpjekur të largohen me nxitim nga vendngjarja. Për disa minuta, rruga kryesore është bllokuar, ndërsa në zonë është dëgjuar britma dhe ka mbizotëruar paniku.

Policia ka reaguar menjëherë pas denoncimit dhe ka ngritur kontrolle të shumta në hyrje-daljet e qytetit, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ngjarja ka ngritur sërish shqetësimin për sigurinë publike në Gostivar, veçanërisht në pjesën qendrore të qytetit ku zakonisht ka prani të rregullt policore.

Banorët kërkojnë masa më të ashpra dhe patrulla të përforcuara, duke theksuar se “kur ndodhin grabitje të tilla në qendër të qytetit, para syve të njerëzve, atëherë askush nuk mund të ndihet më i sigurt”.

Exit mobile version