Shqiptari nga Gostivari i Maqedonisë, 7 vjeçari Fatin Bilalli i cili jeton në Munih të Gjermanisë po ec drejt majave të suksesit si model. Ai për 4 vite është duke vepruar si një model mjaft i njohur nëpër vende të ndryshme Evropian.
Almakos mëson se Fatiu ka punuar për kompaninë më të njohur të këpucëve “Salamander”, për 2 vite me radhë, po ashtu edhe për katalogun e “Burda style”, “Kaufland”, “Eltern Family”, “Klauser”, “Top star”, si dhe për veshjen bavareze te firmës “Schustermann & Borenstein”.
Së fundmi në adresë të Fatiut kanë arritur kërkesa që të modeloj nga “Mercedes sport”, si dhe “Siemens”, e kompani të tjera.
Por, për momentin nuk është arritur ndonjë marrëveshje, pasi që po negociohet, njofton Almakos.
Zemra.Org më poshtë ua sjell fotot nga Fati Bilalli të realizuara nga kompani të ndryshme:
[portfolio_slideshow id=19257]