Shaqiri thotë se motiv kryesor për koalicionim me BDSH-në është Platforma Kundër Diskriminimit të Shqiptarëve në Maqedoni dhe synimi për të ndalur “ofensivën e Gruevskit.
“Vetëm bashkimi ndal ofensivat e Nikolla Gruevskit, sepse nëse vazhdojmë te jemi të për;arë edhe më tej do të vazhdojë me sukses sulmet e tij kundër nesh. Bashkimi jonë ka për qëllim të ndalë Gruevskin i i cili nëpërmjet Menduh Thaçit dhe Ali Ahmetit vazhdimisht po sulmon shqiptarët”, deklaroi Hoxha duke sqaruar motivet për këtë koalicionim.
Koalicioni zyrtarisht do të shpallet të martën (sot). Tani për tani nuk shpallen detaje në cilat njësi zgjedhore do të garojë ky koalicion dhe kush do të jenë bartës të listave. Ditë më parë deputeti i deritanishëm Daut Rexhepi-Leka iu bashkëngjit BDSH-së së Bardhyl Mahmutit.
Ndërkaq Shaqiri ka paralajmëruar se së shpejti do të ketë edhe bashkëngjitje të reja dhe do të zgjerohet koalicioni.