www.Zemra.Org

Zbardhen tabulatet e Eurovizionit, ja kush e fundosi Shqipërinë (FOTO LAJM)

Nga të dhënat zyrtare të publikuara tashmë në faqen e festivalit europian del se në të paktën katër raste vlerësimi i jurisë së shteteve nuk ka qenë aspak i përafërt me atë të teleshikuesve sa i përket këngëtares sonë Elhaida Dani.

Rasti më flagrant është ai i Italisë. Teleshikuesit italianë e kanë vlerësuar këngën shqiptare si më të mirën duke i dhënë 12 pikë, por ky nuk ishte vlerësimi i 5 anëtarëve të jurisë së Rai-t. Ata e kanë renditur Elhaidën nga vendi i 17-të deri në të 26-të, duke bërë që në fund ajo të mos merrte asnjë pikë nga Italia.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Zvicrën. Teleshikuesit e këtij vendi e kanë votuar Elhaidën të parën. Por juria e Zvicrës ka qenë e mendimit se ajo meritonte vendin e 27-të duke bërë që në fund ajo të mos marrë asnjë pikë, shkruan Bota Sot.

Në Gjermani, teleshikuesit vlerësuan se Elhaida Dani duhet të renditej e gjashta, ndërsa sipas jurisë ajo duhet të ishte e 26-ta.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Greqinë.

Teleshikuesit e këtij vendi e nxorën atë të dytën pas Italisë. Por për jurinë ajo duhet të ishte e nënta. Kjo bëri që Elhaida nga Greqia të merrte vetëm gjashtë pikë, ndërkohë që për teleshikuesit ajo meritonte 10.

[portfolio_slideshow id=20312]

Exit mobile version