Mirëpo, siç edhe ju kemi njoftuar, në atë kohë nuk ishte bërë i ditur çmimi i këtij telefoni, të cilin e ka prezantuar operatori mobil global, T-Mobile. Për më tepër, kjo kompani nuk pati bërë të ditura as datat e mundshme të lansimit të këtij telefoni i cili posedon karakteristika shumë të avancuara.
Tani, duket se njëra prej këtyre informatave është publike, dhe kjo sa i përket vetëm çmimit. Samsung Galaxy 4G do të kushtojë rreth 150 dollarë, për klientët e kësaj telefonie mobile të cilët lidhin një kontratë dy-vjeçare me T-Mobile, ndërsa në një dokument të brendshëm të rrjetit të dyqaneve Wal-Mart është parë një çmim i mundshëm, i cili shfaqe shifrën prej 148.88 dollarëve të cilat duhet t’i paguajmë për këtë telefon.
Për të gjithë ata që nuk e dinë, Samsung Galaxy S 4G posedon karakteristika interesante, si ekranin e ndjeshëm në prekje me 4 inç, procesorin 1GHz Hummingbird, si dhe kamerën me pesë mega-piksel e cila mund të incizojë HD video në 720p.
Për më shumë, ky telefon posedon edhe kamerën e përparme për video-thirrje, si dhe mikroSD kartelën e cila mund të rrisë memorien për 16GB shtesë. /