www.Zemra.Org

Zgjedhjet e parakohshme më 5 qershor

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 5 qershor dhe se kjo pritet të jetë data përfundimtare e mbajtjes së tyre.

Caktimin e kësaj date e kumtoi sot kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, vetëm pak orë pasi që lideri i partisë më të madhe opozitare LSDM, Branko Cërvenkovski deklaroi se partia e tij është e gatshme të shkojë në zgjedhje pa asnjë kusht.

“Në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve, por edhe dinamikës së paraparë, VMRO-DPMNE do ti propozojë Parlamentit që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 5 qershor”, deklaroi Gruevski në një konferencë me gazetarët.

Ai ka bërë të ditur se me ndryshimet e reja të Kodit zgjedhor dhe pastrimin e listave zgjedhore do të sigurohen zgjedhje të lira dhe demokratike.

Kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski sot deklaroi sot se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme pa asnjë kusht.

“Ne jemi të gatshëm për zgjedhje, edhe pse Nikolla Gruvski definitivisht nuk dëshiron që ato të jenë fer dhe demokratike dhe detyroi opozita të shkojë në bojkot. Ne shkojmë në zgjedhje dhe prej sot nuk kemi asnjë kërkesë. Në Parlament nuk kthehemi dhe nuk do të bëjmë asnjë negociatë me VMRO-DPMNE dhe pushtetin”, deklaroi Cërvenkovski.

Partitë politike shqiptare kanë theksuar se janë të gatshme për të hyrë në zgjedhje, pavarësisht se datës së mbajtjes së tyre.

Exit mobile version