www.Zemra.Org

Zihesha gjithmonë me shokët se më propozonin

Të sinqertë, është pak ta quash. Madje me bindje do të thoja që kjo është një prej intervistave më të vërteta që kam realizuar këto vite. Një intervistë e bukur, me një personazh shumë të bukur. Tuna Sejdi, këngëtarja e famshme e skenës shqiptare, rrëfen sot ekskluzivisht për “Gazeta Shqiptare” rebelimet e periudhës së adoleshencës.

Që nga zënkat me mësuesit, tek kundërshtimi i veshjes së uniformës, tentativat për ta përjashtuar nga shkolla dhe puthja e parë, të cilën e ka dhënë nga halli, vetëm pse e kishin lënë mbrapa shoqet…
Do flasim për gjimnazin… 
Ah, për gjimnazin, periudha e degjenerimit total. (qesh)
Si ishte Tuna në kohët e gjimnazit? 
Unë deri në vitin e tretë isha në Kolegjin Turk, një sistem shumë konservativ, i cili asnjëherë nuk përputhej me mënyrën time të jetesës apo me mënyrën se si doja unë të bëja karrierë. Thjesht nuk kisha suportin e shkollës dhe gjithmonë unë isha ajo, e cila mbante thonj të gjatë të lyer (kundër rregullave të shkollës). Ç’të keqe ka t’i mbash thonjtë e rregulluar?!
Jo, s’ka asgjë të keqe… 
Unë isha ajo me kravatën e lidhur në mënyrën time. Më kthenin në shtëpi dhe telefonin prindërit (qesh). Pastaj edhe gjatë pushimeve, vinin shoqe dhe shokë që na sillnin ftesa për partë të ndryshme dhe edhe për këtë kam qenë e kërcënuar me përjashtim (qesh).
Tuna, pak më parë më the që ti me Shpatin keni qenë shokë shkolle. Na trego diçka më shumë rreth kësaj… 
Po. Madje njëherë deshën të më përjashtonin, sepse Shpati më kishte prekur faqen (qesh).
Pra ke pasur një flirt me Shpatin?

Jo, edhe ti mendoke si mësuesit. Ne jemi shoqëruar shumë gjatë asaj periudhe, sepse të dy kishim filluar mirë me karrierat tona. Para se të më përjashtonin, (në fakt nuk do të më përjashtonin, sepse iu duhesha për patronatet shkollore), unë u transferova vetë në Kolegjin Amerikan Nova.
Me Shpatin ke qenë në një klasë? 
Shpati ishte në klasën tjetër, por gjatë pushimeve vetëm unë dhe Shpati dëgjoheshim duke kënduar dhe duke bërë koncerte. Shpati e përballoi atë sistem, unë jo (qesh).

Ç’është patronati Tuna?
Është dita e shkollës. Në këtë ditë mbaheshin festime dhe ne këngëtarët duhet të këndonim. Duhet të dilnim të performonim një këngë dhe unë përgatisja korin e shkollës…E kujtoj që ishte patronati i shkollës dhe kur afrohej kjo ditë, komplet raporti me mua ndryshonte.
Tuna, a ishe rebele për sa i përket veshjes?
Po, duhet të vishja uniformën e shkollës edhe për performanca, (o zot sa konservative që ishte). Pantallona ngjyrë hiri, modeli që as gjyshes sime nuk i pëlqen,këmishë të bardhë dhe kravatë, madje duhet të hiqja dhe pirsing. Atëherë kisha pirsing në gjuhë dhe në vetull.
Ti i zbatoje rregullat? Si dole në skenë gjatë performancës për ditën e shkollës? 
Ata më kërkuan të mbaja veshur uniformën dhe çfarë bëra unë! Hyra në dhomën e zhveshjes dhe iu thashë që do vonohem derisa të vesh uniformën e shkollës…Dola vetëm disa sekonda para performancës time me xhinse të ngushta, me një bluzë dhe me pirsingat që kisha. Kush do të më thoshte mua si duhet të vishem për performancat e mia (qesh). M’u lutën ta hiqja pirsingun që kisha në gjuhë.
Që atëherë ke qenë një shpirt rebel……

Në fakt sa më shumë t’i ndalojnë këto gjëra, aq më shumë të shtyjnë që t’i bësh. Është psikologjike. Kur u transferova në Kolegjin Amerikan ndryshova shumë.
Si ndryshove?
Aty sistemi ishte më i lirshëm, pastaj kisha edhe mungesë të lëndëve sociale…Këtu ishte një sistem tjetër. Mendoj që ishte më i përshtatshëm për mua.
Të bërtisnin shpesh prindërit? 
Jo! Thuajse nuk më bërtisnin fare, sepse i arsyetoja problemet me nota të larta.
D.m.th keni qenë një nxënëse po aq e mirë në mësime sa edhe çapkëne…….. 
Në fakt kur u transferova në Kolegjin Amerikan, kisha mungesa siç thashë më sipër të lëndëve sociale, sepse merresha vetëm me matematikë, fizikë, kimi etj., pra më shumë me lëndë shkencore. Kështu që vitin e tretë dhe të katërt, mora si lëndë aerobikun, gjimnastikën (qesh)…
Mungoje shpesh në shkollë? 
Nuk guxoje se bëhej nami. Ka qenë sistem shumë strikt.
Të ngacmonin djemtë në atë kohë? 
Ç‘rëndësi ka?! S’më pëlqente askush nga gjenerata, kështu që s’më bënin përshtypje. Pastaj kam pasur shumë shokë. Gjithmonë kam pasur më shumë shokë sesa shoqe, por që në fund gjithmonë më zhgënjenin, sepse dashuroheshin dhe aty nuk kishte më hapësirë për shoqëri.

Po puthjen e parë a e mbani mend? 
(Qesh) Kush nuk e mban mend. Puthje koti, vetëm duhet ta bëja, sepse isha vonuar. Më kishin lënë mbrapa shoqet (qesh). “I THYEJA GJITHMONË RREGULLAT NË SHKOLLË”

Çfarë lënde pëlqeje më shumë Tuna dhe kë urreje? 
Aerobinë, (qesh), aty isha më e rregullta. Nuk duroja dot matematikën, pa diskutim. Sa mbaj mend, më është dashur të marr orë ekstra në matematikë, sepse isha shumë e dobët. Ah, mos të harroj! Isha e para në gara për gjuhën maqedonase në gara ndërkombëtare.
Me mësueset je zënë ndonjëherë keq? 
Të kanë vënë notën 4 ndonjëherë? Jam zënë shumë dhe kam marrë katër edhe pse kisha çamçakëz në gojë. Në orën e fizikës ka ndodhur kjo, po pastaj profesori u largua, sepse shkoi në vendlindje, në Turqi me vetë dëshirën e tij (qesh). E pësoi ngaqë u mor me mua…(qesh)
Je zënë keq me atë profesorin? 
Nuk desha që të zihem, vetëm të dal nga ora sepse u revoltova nga akuzat e tij.
Shkollën e lartë për çfarë e vazhdove?
Komunikim Masiv. Në Shkup për tre vjet, ndërsa vitin e katërt shkova në Selanik. Ishte periudha më e mirë e jetës sime. Pendohem që nuk e zgjata pak më shumë, por u mundova ta mbaroj në kohë, sepse desha t’i përkushtohem karrierës.

Ke pirë cigare apo alkool në gjimnaz? 
Asnjëherë. Cigaren s’e kam dashur asnjëherë, edhe sot jam shumë kundër. E çuditshme, sepse jam vazhdimisht e rrethuar me njerëz që e pijnë. Sa për alkoolin, ajo ishte periudha e eksperimenteve, koktejeve (qesh).

I ke lënë ndonjëherë orët e mësimit? 
Po…
Ku shkoje zakonisht?
Asnjëherë nuk kam qenë tip i kafeve. Nuk është se kisha ndonjë kafe ku rrija çdo ditë, ku pija kafen e mëngjesit apo gjëra të tilla si moshatarët e mi që kalbeshin në një vend. Unë ikja të kryeja ndonjë punë. Të paktën e justifikoja veten tek vetja ime që e bëra për një arsye. Ndonjëherë e bëja edhe për hatër të shoqërisë.
A ishe mendjemadhe në gjimnaz, apo ende s’kishe fituar famë?
S’e di. Është absurde të flas për veten. Nëse them jo, ndoshta dikush mund të mendojë të kundërtën…Por mendoj që kam qenë me këmbë në tokë.
Sa orë në ditë studioje? 
Me faza…Para provimeve e sforcoja veten më shumë. Dilje për jetë nate me miqtë e tu ? Mendoj që gjithçka e kam bërë në kohën e duhur. Si çdo njeri tjetër jam munduar të funksionoj.
Janë zënë ndonjëherë për ty dy djem, apo ti vetë je zënë me ndonjë shoqe?

S’e di! Ndoshta janë zënë, por jo para syve të mi…Unë me shoqe jo…Nuk ka mashkull që e meriton këtë, kështu kam menduar që nga momenti kur kam lindur (qesh).

 

Exit mobile version