Zhvillimet e pabesueshme që po përjetojmë në teknologjinë e internetit, gjatë viteve të fundit, janë aq të shpejta saqë dhe vetë ne e kemi të vështirë ta pranojmë ndryshimin që sjellin tek ne. Stilet e jetesës, të cilat një here e një kohë do të kishin qenë tema të një filmi fantastiko-shkencor, janë bërë pjesë e jetës së përditshme. Edhe disa teknologji të reja të disa viteve më pare tashmë kanë dale jashtë mode. Teknologjitë Web nuk po ndikojnë vetëm në botën tone imagjinare por edhe në jetën reale.
Puna e pare e Emrahut, nëpunës në një firmë ndërtimi ndërkombëtare, kur u zgjua në mëngjes ishte të hapë laptopin, të lexojë e-mailet dhe t’u jap përgjigje mesazheve urgjente të ardhura nga jashtë. Më pas ai u lidh me kompjuterin e zyrës dhe u dërgoi kolegëve të tij raportin e përgatitur. Ndërkohë, ai u hodhi një sy lajmeve ndërkombëtare, hyri në numrin e llogarisë në bankë dhe dha direktivat e duhura, kontrolloi kushtet e motit dhe pasi bëri një mëngjes të shpejtë doli nga shtëpia për të shkuar në zyrë.
Rrugës për në punë hyri tek rrjeti social në të cilin është abonuar nëpërmjet telefonit dhe kontrolloi videot, shkrimet dhe analizat e ndara me shokët. Pikërisht në atë çast i erdhi një mesazh i cili i kujtonte ditëlindjen e të fejuarës. Menjëherë bëri një kërkim për lule në internet. Pas kërkimit i hodhi një sy firmës së pare që doli dhe bëri një kërkim rreth saj në internet. Pasi shikoi gjithë komentet pozitive të bëra rreth shoqërisë në sitet shoqërore me anë të kartës së kreditit, bleu lulen që pëlqeu më shumë dhe nuk harroi të shtonte një mesazh romantik. Lulja do t’i shkonte të fejuarës në zyrën e saj para mesditës.
Pasi mbërriti në zyrë hyri menjëherë në dhomën e mbledhjeve. Zuri vendin për një video – Konference me përfaqësuesit e kompanisë në Kazakistan dhe Dubai, ndërkohë duhej të bëheshin gati dhe dosjet e fundit për një kontratë ndërtimi në Afrikën e Jugut. Dita sapo kishte filluar për Emrahun…
Në të vërtetë Emrahu është një personazh imagjinar dhe historia e treguar nuk është e vërtetë. Por krahas kësaj një pjese të madhe prej nesh na duket diçka e zakonshme. Një përmbledhje e një mëngjesi të zakonshëm. Megjithëse po të ishte shkruar para 10 viteve atëherë historia e Emrahut do të na dukej si një skenar fantastiko-shkencor. Zhvillimet e fundit të internetit e ngjasojnë jetën tonë me një jetë fanstastiko-shkencore.
Cilat janë shpikjet që ndryshuan kaq shumë jetën tone në 10 vitet e fundit? Le t’i hedhim një sy:
Nëse filmi Matrix, simbol i teknologjisë elektronike do të xhirohej në ditët e sotme heroi ynë Neo do të lidhej menjëherë me Matrixin pa pasur nevojën e një kabulli. Me ndihmën e teknologjisë Wi-Fi Neo do të shpëtonte nga një stërmundim i madh.
2. Skanerët : interneti është një oqean informacioni numerik. Në këtë oqean çdo gjë është e koduar duke filluar nga protokollet, standardet numerike dhe gjuhët e programeve. Skanerët Web janë si një çelës për të hapur këta kode. Me ndihmën e këtij çelësi programet më të komplikuara shfaqen para syve tanë në trajtën e grafikëve, projekteve dhe shkrimeve të ndryshme. Nëse nuk do të ishin skanerët web do të na duhej të zotëronim shumë gjuhë programuese për të arritur në brendësi të internetit. Të shëtisësh në internet, tani është një lojë fëmijësh dhe për shumicën prej nesh është bërë diçka e zakonshme e jetës së përditshme. Nga forca e zakonit, nuk arrijmë ta kuptojmë por roli që luajnë skanerët web është tepër i madh.
4. VoIP: në vitet 80-të duhej të prisje me muaj të tërë në radhë për të lidhur një telefon fiks në shtëpi. Përveç kësaj duhej të kishe dhe mikun apo njohje të forta. Ndërsa në vitet 90-të kushtet ndryshuan dhe marrja e një telefoni fiks nuk mund të quhej më luks por një domosdoshmëri. Në një periudhë kur dolën dhe telefonët celularë, shqetësimi ynë i vetëm ishte sesi të paguajmë faturat e larta të telefonit.
Me ndihmën e teknologjisë VoiP, e cila filloi të përhapej nga fillimi i vitit 2000 kaluam në epokën e komunikimit. VoIP bëri të mundur bërjen e telefonatave nga interneti. Firma Skype ishte e para që i dha përparësi kësaj teknologjie. Me ndihmën e programeve si Skype dhe të ngjashme me të, ju mund të flisni për orë të tëra pa pagur asnjë faturë, madje mund të bëni dhe video-konferenca. kur na kujtohen ditët kur shkonim tek komshiu për të bërë një telefonatë teknologjia VoIP na duket si një mrekulli e vërtetë.
7. Pagesat bankare elektronike: me anë pagesave elektronike mund të bëni të gjitha pagesat bankare nëpërmjet internetit. Veçori si POS të cilat mundësojnë pagesat elektronike na kursejnë kohë dhe rrisin mundësinë e biznesit elektronik. Mundësitë e reja tregtare elektronike kanë ndryshuar dhe zakonet tona të blerjes. A do na kishte shkuar mendja vallë 10 vite më pare se do të vijë një kohë kur nëpërmjet internetit do të blejmë atlete për vrapin e mëngjesit, pizza për darke dhe televizor LCD?
9. Internet mobil: një nga faktorët më të mëdhenj të përdorimit të telefonave celularë nga një masë e gjerë përdoruesish është lirimi i Internetit mobil dhe përdorimi në një çmim të ulët i shumë linjave përnjëherë. Nëse teknologjitë Edge dhe 3G nuk do të zhvilloheshin kaq shpejt proçeset të cilat janë të paimagjinueshme të bëhen në kompjuter do të shpenzonin shumë sepse do të bëheshin me ndihmën e telefonëve celularë. Në këtë botë të re të lidhur 24 orë në ditë në 7 ditët e javës modemët 56 k të lidhur ngadalë me një rrjet dial-up tashmë ka dale jashtë mode.
Parashikimet e shitjeve të vitit 2011 tregojnë për një shifër prej 15 milionë. Në vitin 2014 mendohet se numri i kompjuterëve tabletë të arrijë në 200 milionë. Kompjuterët tabletë konsiderohen si fillimi i një ekonomie të re dhe përbën një rëndësi të madhe sidomos për sektorin e firmave botuese.
Firma të ndryshme si Samsung, Dell, HP, BlackBerry, Asus po hedhin në treg produkte të reja për të zënë vend në tregun tabletë. Në një shekull ku teknologjia ecën me hapa të shpejtë skenaristët fanatastiko-shkencor e kanë pak të vështirë punën.