Revista e famshme “AskMen” ka publikuar dje listën e femrave më të votuara nga meshkujt, nga Megan Fox tek Jessica Alba Aktorja 32-vjeçare e njohur nga seriali “Entourage”, Emmanuelle Chriqui është shpallur nga revista “AskMen” si femra më e preferuar nga meshkujt, duke ia marrë titullin fitueses së vitit të kaluar, Eva Mendes. Fitueset e mëparshme të titullit të femrës më të dëshiruar nga “Top 99 Most Desirable Women”, që tani feston 10-vjetorin përfshijnë Katherine Heigl, Beyonce, Jessica Alba and Adriana Lima. “Të merrja vesh këtë lajm është komplimenti më i madh për mua. Është diçka që më bën të ndjehem e vlefshme”, tha Chriqui në një deklaratë pasi mori vesh lajmin. Në vendin e dytë të listës së vitit 2010, ku votuan 8 milionë njerëz e mban modelja amerikane Marisa Miller dhe në vendin e tretë është aktorja britanike, Kate Beckinsale. Kryeredaktori i “Askmen”, James Bassil tha se roli i Chriqui në “Entourage” is një vajzë e dashur dhe perfekte e ka ndihmuar shumë atë që të renditej e parë, por gjithashtu dhe fakti se nuk është e ekspozuar më shumë se duhet. “Ne s’e shohim shpesh atë. Ajo nuk është shumë person publik e kjo i lë vend imagjinatës. Ajo nuk është jashtë duke bërë spektakël, çka mund njollosë imazhin e saj”, tha ai për Reuters. “Shumë prej sjelljeve që shohim në media nuk janë ato lloj sjelljesh që meshkujt do donin të shihnin tek e dashura apo bashkëshortja e tyre”. Chriqui është shfaqur në disa filma duke përfshirë “Don’t mess with the Zohan” dhe serialet “The O.C.” dhe “Entourage”. Femrat e famshme si Paris Hilton dhe Britney Spears, të cilat shfaqen rregullisht në media nuk janë pjesë e listës. Spears u rishfaq në listë në vitin 2009 pas disa vjetësh mungesë, por doli sërish nga lista këtë vit. “Ka të bëjë me mungesën e misterit dhe enigmës”, tha Basil. Ai tha se është interesante të vihet re se Megan Fox ka rënë nga vendi i dytë në vendin e 11-të pas një viti publiciteti të zgjeruar. “Ajo është bërë tipi që shohim kudo, e cila shfaqet gjithandej, por që nuk dihet mirë se pse. Ajo ka pasur disa role masive në disa filma masivë, por gjithsesi nuk janë filma aq të mëdhenj”, tha Basil. Fytyrat e reja që shfaqen këtë vit në listë përfshijnë modelen italiane Elisabetta Canalis, 31 vjeçe e cila shfaqet në vendin e 43-të, dhe që sipas kryeredaktorit të revistës gjendet aty sepse po del me aktorin e famshëm George Clooney. “Këtë vit, femrat e shfaqura në krye të listës janë femra që sillen mirë dhe të respektueshme. Nuk i shohim shumë në publik, përveç se në rastet kur janë për punë”, përfundon Basil.
1. Emmanuelle Chriqui
2. Marisa Miller
3. Kate Beckinsale
4. Alessandra Ambrosio
5. Jessica Alba
6. Beyonce
7. Penelope Cruz
8. Cheryl Cole
9. Eva Mendes
10. Miranda Kerr
11. Megan Fox
12. Gisele Bundchen
13. Bar Refaeli
14. Erin Andrews
15. Padma Lakshmi
16. Kelly Brook
17. Natalie Portman
18. January Jones
19. Monica Bellucci
20. Paz Vega