Sipas drejtorit të Agjencisë për posta, deri vitin e kaluar shumë rrallë është vërejtur kuti postare e shëndoshë dhe e shënuar. Kjo agjenci do të përpiqen t’i disiplinojnë përmes sanksioneve.”Ligji parasheh gjoba prej 500 deri në 2500 euro. Por, kjo gjobë nuk ndërlidhet drejtpërdrejtë me mungesën e kutisë postare. Pra gjoba ka të bëjë me mosrespektimin? ligjit në përgjithësi”tha Vllatko Atanasovski, drejtor i Agjencisë së postave. Sipas hulumtimit të tyre në pjesën më të madhe të ndërtesave kolektive thuajse të gjitha kutitë postare janë thyer, kështu që postierët nuk kanë mundur t’i dorëzojnë dërgesat deri tek qytetarët, e nëse i kanë lënë ka ekzistuar mundësia mos të arrijë atje ku është dedikuar. Në vitin 2009, deri te qytetarët janë shpërndarë gjithsej 40 milionë dërgesa postare apo sipas hulumtimit të tyre çdo qytetarë ka pranuar 28 letra në vit. Atanasovski thotë se për shkak të postave elektronike? ngadalë po bie numri i letrave por, me rritjen e blerjeve përmes internetit, është rritur edhe numri i pakove të porositura, ndërsa presim që ky numër në të ardhmen të rritet. Përndryshe, nga viti 2015 pritet liberalizim i tërësishëm i tregut për posta me çka nuk do të vlejë monopoli për dërgesat e letrave deri në 50 gramë të cilën tani e bën vetëm postat e Maqedonisë. Edhe 20 kompani të tjera janë të interesuara të hyjnë në biznesin e postave