“Nga lista e nxënësve të cilët plotësojnë moshën që të regjistrohen në shkollë fillore, nuk janë regjistruar rreth 800 fëmijë. Ata nuk figurojnë në listat që i ka marrë MASH nga shkollat fillore në vend”, tha Galevski.
Ai shtoi se kjo nuk është për tu shqetësuar pasi që ende nuk ka mbaruar përpunimi final it ë dhënave dhe ka gjasa që këta fëmijë të jenë regjistruar në ndonjë shkollë tjetër e jo aty ku janë paraparë.
“Nuk është për tu shqetësuar nga ky numër, pasi që asgjë nuk është definitive ngase lista përfundimtare e nxënësve të regjistruar ende është duke u përpunuar dhe ka gjasa që këta fëmijë të jenë regjistruar në ndonjë shkollë tjetër dhe jo në ato që janë paraparë, duke u bazuar në komuna”, theksoi Galevski.
Kurse të gjithë ata prindër të cilët nuk kanë regjistruar fëmijët e tyre në shkollë fillore, do të ngritët padi kundër tyre. Ndërkaq në vitin e ri shkollor 2011/2012 janë regjistruar për rreth 210 mijë nxënës të shkollave fillore, prej të cilëve 20 mijë fillestar dhe për 90 mijë nxënës të shkollave të mesme.
Si çdo vit tjetër edhe ky vit shkollor u shënua me shumë probleme në arsimit shqip, ku shumë shkolla bojkotuan dhe disa të tjera ende janë duke e bojkotuar mësimin për shkaqe të ndryshme.