www.Zemra.Org

Adelina, Bleona, Soni, Dafina dhe Genta: Kandidate në jurinë e “X Factor Albania 2”

Spektakli dhe gara që bën ëndrrat e çdo njeriu për muzikën realitet po afron në sezonin e tij të dytë. “X Factor Albania” do të nisë edicionin e tij të dytë.

Çdokush dëshiron të ndryshojë jetën… çdo njëri do të jetë i suksesshëm dhe të mos jetë më një njeri i zakonshëm. 16 finalistët e edicionit të parë të këtij megaproduksioni janë dëshmia e gjallë se ëndrrat janë të mundura.

Ata nuk janë më të parët, nuk kanë më jetën që kishin. Tashmë mund të quhen artistët e rinj të muzikës, ndërsa fituesja Sheila Haxhiraj është pranë sfidës së dëshiruar prej të gjithëve. Atë të lançimit në tregun botëror. Kënga e saj realizuar nga “Berman Brothers” është gati dhe shumë shpejt do të mësojmë të rejat e saj.

Ndërsa tani është koha për të tjerë të talentuar. Konkurrentët kanë bërë audicionet e producentëve, ndërsa një shans i fundit iu është dhënë të gjithë atyre që nuk kanë pasur mundësi të konkurrojnë më parë. Kështu në datat 20, 21 dhe 22 shtator në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” do të mbahen audicionet e fundit për të mos privuar askënd që do të prekë skenën e madhe të “X Factor”.

Por cilët do të jenë anëtarët e jurisë për këtë edicion të dytë? Teksa folëm me organizatorët mësojmë se po në ndryshim nga edicioni i parë këtë edicion emrat e jurisë nuk do të jenë të njëjtët gjatë gjithë kohë, pasi do të ketë shumë të ftuar.

Dhe sigurisht që janë emra të njohur të muzikës, kështu përfliten emrat e këngëtareve të mëdha si Adelina Ismajli, Bleona Qerreti, Tuna, Genta Ismajli, Dafina Zeqiri etj. Këto ditë në ambiente e TV Klan është para edhe këngëtarja, e cila momentalisht po jeton me bashkëshortin dhe vajzën e saj jashtë Shqipërisë, Soni Malaj, e cila është përmendur ndër emrat e mundshëm të jurisë.

Por teksa gjithçka është ende e pasigurt, ajo që mund të themi me siguri është se Soni Malaj, megjithëse është një nënë e re, ishte më në formë se kurrë dhe më një trup perfekt.

Exit mobile version