Në një intervistë për Bluetooth tregon se këto ditë është shumë e ngarkuar me koncerte dhe kënga e re po i ha shumë kohë. “Bad Girl” është titulli i kësaj të fundi që pritet të dalë shumë shpejt bashkangjitur një videoklipi mjaft interesant. Dhe titulli i këngës nuk ka të bëjë fare me Adelinën e cila gjatë intervistës tregon se është ‘vajzë mami’, por kurrsesi e llastuar.