Adoleshentet që braktisën familjet e tyre në Austri për tu bërë pjesë e ISIS ndihen të penduara që iu bashkuan grupit terrorist. Thonë se dëshirojnë të kthehen në shtëpitë e tyre.
Samra Kesinovic, 17 vjeçare dhe Sabina Selimovic, 15 vjeçare besohet se janë martuar, janë shtatzëna dhe jetojnë në qytetin Raqqa në veri të Sirisë, qytet ky i kontrolluar nga militantët e Shtetit Islamik.
Kesinovic dhe Selimovic u rritën në Vjenë, dhe nuk lejonin që dikush të u diktonte jetën.
Ata vendosën të lënë gjithçka dhe të shoqërohen me persona që tani thonë se i urrejnë.
Nëpërmjet rrjeteve sociale ato u lidhën me njerëz të lidhur me ISIS dhe shkuan në SIRI.
Por tani, sipas mediave në Austri, ato dëshirojnë të kthehen te familjet e tyre.
[portfolio_slideshow id=19283]