www.Zemra.Org

Agjencia për modelët e shëmtuar, biznes që po lulëzon (Video)

Të trashë, tullacë, të këqij… gjithçka merret parasysh në Agjencinë për Modelët e Shëmtuar të Mark Frenchit, i cili duke angazhuar njerëzit që nuk janë bukur për aspekte të reklamimit, arriti të zhvillojë një biznes të suksesshëm.

French e kishte një ide për agjencinë ku do të punësonte vetëm persona të shëmtuar, ndërsa ia doli të zhvillojë në Britani të Madhe një biznes vetëm me njerëzit që nuk përshtaten me atë që cilësohet si dukje tipike e manekinëve.

 

[wp-like-locker]

Nuk ka kritere konkrete se si modeli duhet të jetë i shëmtuar, sepse French thekson se kryesorja është të shprehet karakteri.

“Ne jemi në kërkim të çdo gjëje, prej shumë të dobëtëve, të trashëve, të shkurtëve dhe shumë të gjatëve. Kurrë nuk e di se cili model duhet të futet në derën time, sepse kryesorja që duhet të shfaqin është karakteri. Modelët tanë kam marrë pjesë në kampanjat e ‘Kelvin Klein’, ndërsa janë fotografuar edhe për ‘Vogue’. Biznesi po lulëzon”, thotë ai.

Është interesante se në mesin e modelëve të njerëzve të angazhuar ka edhe ata të tillë me pirsing e madje me 2000 tatuazhe në trup. Ata më së shumti shfaqen në filma dhe reklama televizive. Një nga modelët më të famshëm të kësaj agjencie është djali i quajtur Dell, të cilin tërë jetën e kanë përqeshur për pamjen e tij.

[/wp-like-locker]

 

Exit mobile version