“Na premtuan një grand prej 25 mijë dollarësh. Mjetet do të vijnë nëpërmjet shoqatës ‘Miqtë e muzeut’, ku së pari duhet të aplikohet me projekt konkret”, thotë për “Lajm” drejtori i muzeut Gazmend Hoxhaj. Ai sqaron se udhëheqësit e shoqatës takohen dy herë në jave dhe kërkojnë mënyra për të mbledhur mjete për muzeun e alfabetit. “Kërkojmë një numër për donacion, ku secili do të mund të dhurojë mjete për institucionin tonë”, thotë Hoxhaj, duke shtuar se ata kanë kërkuar nga Ministria e Kulturës që përveç mjeteve të parapara në buxhet të lejojë edhe projekte të tjera.
Në ndërkohë në procedurë e sipër është edhe konkursi për zgjedhjen e drejtorit të muzeut të alfabetit, ku në garë janë drejtori aktual, Gazmend Hoxhaj dhe Fërgim Demiri. Po ashtu është shpallur edhe konkursi për punësimin e pesë personave të tjerë në këtë institucion.
Muzeu i Alfabetit në Manastir është institucioni më i ri kulturor në Maqedoni në nivel nacional. Ky muze nuk ka hyrë në programin për realizimin e interesave nacionale në kulturë, pasi ai është themeluar shumë muaj pas shpalljes së konkursit të ministrisë së kulturës