www.Zemra.Org

Analiza a ekonomistit Artan Hamiti në lidhje me rritjen e pagës minimale në RMV

Artan Hamiti magjister i shkencave ekonomike nga Gostivari, ne profilin e tij në Facebook ka publikuar analizën e tij reth rritjes së pagës minimale në RMV.

Në vazhdim do të lexoni komplet analizën si dhe grafa prej 2016 deri më 2021.

“Një analizë e imja dërguar në televizionin TV 21 sa i përket debatit të sotëm rreth ritjes së pagës minimale në 18.000 den, dhe rritjes së pagave në RMV.
Pershendetje i nderuari Fatmir, jam Artan Hamiti magjister i shkencave ekonomike nga Gostivari, i punsuar ne spitalin e pergjithshëm të Gostivarit si udheheqes i sektorit te financave.
Së pari përshëndes të ftuarit, në veçanti profesorin e nderuar Dr. Visar Ademi.
Desha të ndërlidhem me temën.
Ne lidhje me disa statistika dhe të dhëna të cilat i kam pergaditur nga burime tepër të sakta i bie q? periudha 2016/2021 ka qenë një nga periudhat më të suksesshme që nga pavarsimi i RMV, sa i perket rritjes se pagës minimale në RMV, për arsye se paga minimale nga periudha 2016 / 2021 ka shënuar ritje prej 51 % apo 5.114 den edhe atë:
2016 – 10.080 den
2017 – 12.000 den
2018 – 12.165 den
2019 – 14.500 den
2020 – 14.934 den
2021 – 15.194 den
15.194 den ( 2021) – 10.080 den (2016) = 5.114 den apo 51 % rritje.
Dhe nese paga minimale prej 18.000 den kalon ne qeveri i bie se rritja e pages minimale nga viti 2016 krahasuar me vitin 2022 shënon rritje prej 7.920 den apo rritje prej 79 %.
Pasi që punoj në shëndetësi në sektorin e financave ju dëshmoj se e njejta situatë e trendit të rritjes së pagave mujore neto dhe bruto shënon rritje po thuaj se edhe te i gjithë personeli shëndetsorë dhe atë administrativ:
DR.SUBSPECIALIST neto paga mujore:
2017 – 35.670 den
2021 – 55.071 den
Rritje + 18.401 den (52%)
DR.PRIMARIUS neto paga mujore:
2017 – 35.263 den
2021 – 53.455 den
Rritje + 18.192 den (52%)
DR.SPECIALIST neto paga mujore:
2017 – 32.977 den
2021 – 49.988 den
Rritje + 17.019 den (52%)
MJEK I PËRGJITHSHËM neto paga mujore:
2017 – 25.970 den
2021 – 34.581 den
Rritje + 8.611 den (33%)
MOTËR MEDICINALE neto paga mujore:
2017 – 16.441 den
2021 – 20.934 den
Rritje + 4.493 den (27%)
ADMINISTRATË me arsim të lartë:
2017 – 22.510 den
2021 – 27.358 den
Rritje + 4.848 den (22%)
ADMINISTRATË me arsim të mesëm:
2017 – 15.327 den
2021 – 18.629 den
Rritje + 3.302 den (22%)
E përshëndes rritjen e pagës minimale dhe rritjen e pagave për të punsuarit, por duke e marë parasysh qe gati se të gjitha produktet kan shënuar rritje drastike prej 20 % deri më 100 % duke filluar nga produktet ushqimore e mos të flasim për gjësendet tjera si rryma harxhimet për ngrohje si për shembull peletat kan arritur çmimin nga 200 euro në 350 euro tash në Janar 2022 dmth ka rritje prej 75 %.
Mendimi im është që për të mbijetuar një familje mesatare prej 4 antarëve më së paku paga minimale duhet të jetë reth 25.000 den që të krahasohemi sa do pak me disa shtete të rajonit si per shembull Malin e ZI paga minimale prej 450 eurove, dhe paga mesatare të ritet nga 29.130 den në 36.000 den.
Qeverija gjithashtu duhet të ketë parasysh se nëse hyn në fuqi ligji për ritjen e pagës minimale nga 15.195 den ne 18.000 den do të ketë një revoltë tepër të madhe tek administratorët shtetrorë me arsim te mesëm pasiqë administratorët me arsim të mesëm në bazë të kontratës kolektive dhe siatematizimit kanë page prej 18.629 den dhe dallimi nga ata me pagë minimale me arsim fillorë dhe ata me arsim të mesëm do të arijë vetem + 629 den dhe kjo sështë aspak korekte.
I njejti rastë është edhe në shëndetësi nëpër spitale dhe klinika ku një pastruse me arsim të ulët do të mer page të njejtë sa një administratorë dhe përafërsisht sa një motër medicinale e cila është me arsim te mesëm
Për deri sa ka ritje drastike të produkteve nga ana e Qeverisë duhet të ketë edhe rritje të pagave me % krahasuar me rritjen e produkteve dhe gjësendeve tjera që të punsuarit te munden te mbijetojnë.
Un e përshëndes ritjen e pagës minimale në RM, dhe mendoj se sektori privat zdo e ketë edhe tepër problem duke e pasur parasysh se deri më tani disa kompani nga sektoret private bëjnë pagesën e pagës për puntorët e tyre në minimumin e pagës minimale ndërsa pjesën tjetër e paguajnë kesh dhe jo nëpërmjet të zhirrollogarisë që mos të kenë hargjime shtesë për kontributet ndaj shtetit,ndërsa qeverija nga të ardhurat e kontributeve shtesë që do të paguajnë sektori privat duhet të ndanë buxhet shtesë për të punsuarit në administratën shtetrorë që janë ndër pagën minimale.”
Exit mobile version