www.Zemra.Org

Apartamenti i politikanit si depo e drogës

Apartamenti i një politikani të njohur në Shkup ka shërbyer si depo e drogës, derisa nuk u zbulua mbrëmë në një aksion të policisë.

Sipas njoftimit të parë të MPB-së, nuk është zbuluar identiteti i politikanit. Ai kishte dhënë me qira apartamentin, mirëpo pa e ditur se për çfarë do të shërbente ai.

Policia gjatë operacionit të realizuar rreth mesnatës, ka zbuluar një laborator të improvizuar të drogës, sasi të konsiderueshme të heroinës, kokainës, marihuanës dhe tabletave ekstazë.

Njëkohësisht, janë arrestuar edhe tre qiraxhinjtë të apartamentit që janë të njohur si shpërndarës droge.

Exit mobile version