Infermierja Rowe, e cila punonte për Arnoldin para se të njoftohej me Jacksonin, duket se do të marrë pjesë në procesin gjyqësor të inicuar nga familja Jackson ndaj promotorit të koncerteve AEG, e ku ajo do të dëshmojë për shkaktarin e vdekjes së mbretit të pop muzikës.
Debbie, e cila u martua në vitin 1996 me Jackson dhe ka me të djalin Prince dhe vajzën Paris, do të thotë në gjykatë se ka parë fotografi të këngëtarit të hitit “Thriller” duke u larguar nga zyra e mjekut Arnold Klein pak ditë para se të vdiste në qershor të vitit 2009.
Ish-bashkëshortja pritet që po ashtu të thotë se mjeku në fjalë e injektoi Jacksonin me Demerol dhe Vistaril kur ai e vizitoi për herë të fundit/
Padia e familjes Jackson mund të merr kahje tjetër negative për ta, pasi nëse dëshmohen të vërteta fjalët e Debbie Rowe, atëherë kompania AEG nuk do të shpallet fajtore për vdekjen e Jackson.
Procesi gjyqësor filloi në prill dhe pritet të vazhdojë deri në shtator.