VIP

Arnold Klein fajësohet për vdekjen e Michael Jackson

Michael JacksonIsh-bashkëshortja e Michael Jackson, Debbie Rowe, ka fajësuar për vdekjen e mbretit të pop muzikës mjekun Arnold Klein, teksa thotë se do ta dëshmojë këtë edhe në gjykatë.

Infermierja Rowe, e cila punonte për Arnoldin para se të njoftohej me Jacksonin, duket se do të marrë pjesë në procesin gjyqësor të inicuar nga familja Jackson ndaj promotorit të koncerteve AEG, e ku ajo do të dëshmojë për shkaktarin e vdekjes së mbretit të pop muzikës.

Debbie, e cila u martua në vitin 1996 me Jackson dhe ka me të djalin Prince dhe vajzën Paris, do të thotë në gjykatë se ka parë fotografi të këngëtarit të hitit “Thriller” duke u larguar nga zyra e mjekut Arnold Klein pak ditë para se të vdiste në qershor të vitit 2009.

Ish-bashkëshortja pritet që po ashtu të thotë se mjeku në fjalë e injektoi Jacksonin me Demerol dhe Vistaril kur ai e vizitoi për herë të fundit/

Padia e familjes Jackson mund të merr kahje tjetër negative për ta, pasi nëse dëshmohen të vërteta fjalët e Debbie Rowe, atëherë kompania AEG nuk do të shpallet fajtore për vdekjen e Jackson.

Procesi gjyqësor filloi në prill dhe pritet të vazhdojë deri në shtator.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close