Lajmi i mirë është se Ingriti nuk ka ikur për fare, ama koha e largimit duket se nuk do të jetë e shkurtër. Motivi, ai i përhershmi… Turneu në Evropë i premtuar disa javë më parë “Bluetooth”, është bërë shkak për këtë largim. Flitet se Ingriti do të kalojë plot 3 muaj sa nga një aeroport në tjetrin, si pasojë e koncerteve në shtete të ndryshme. Së fundmi, ka qenë në Zvicër së bashku me Çiljetën dhe shumë kolege të tjera në “Miss dhe Mister Universi Shqiptar”, por ndërkaq shumë destinacione të tjera e presin.