VIP

Arratiset Ingrit Gjoni

Ka kaluar tashmë më shumë se 1 muaj dhe këngëtarja simpatike Ingrit Gjoni, nuk po duket gjëkundi. I mungon lokaleve të natës si këngëtare, por edhe si kliente, i mungon rrugëve të bllokut, lagjes së saj, familjes e të dashurit padyshim.

Lajmi i mirë është se Ingriti nuk ka ikur për fare, ama koha e largimit duket se nuk do të jetë e shkurtër. Motivi, ai i përhershmi… Turneu në Evropë i premtuar disa javë më parë “Bluetooth”, është bërë shkak për këtë largim. Flitet se Ingriti do të kalojë plot 3 muaj sa nga një aeroport në tjetrin, si pasojë e koncerteve në shtete të ndryshme. Së fundmi, ka qenë në Zvicër së bashku me Çiljetën dhe shumë kolege të tjera në “Miss dhe Mister Universi Shqiptar”, por ndërkaq shumë destinacione të tjera e presin.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button