www.Zemra.Org

Arrestime në Francë kundër trafikantëve

Policia franceze ka ndaluar 12 persona në jugperëndim të vendit, të dyshuar për lidhje me ekstremizmin islamik.

Nëntë prej tyre u arrestuan në qytetet Marsejë dhe Avinjon të dyshuar për trafikim armësh dhe eksplozivësh.

Gjatë operacionit u konfiskuan armë dhe municione.

Ndërsa tre personat e tjerë u arrestuan gjatë një operacioni kundër një rrjeti që pretendohet se siguronte dokumente false për xhihadistët që ktheheshin nga Afganistani.

Policia nuk ka thënë nëse arrestimet janë të lidhura me paralajmërimet për shtim të kërcënimeve për terror në pjesë të Evropës.

Ndërkaq kanë dalë hollësi që sugjerojnë se sulmet amerikane pa pilot në veriperëndim të Pakistanit kanë qënë pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për të penguar planet njoftuara të al Kaedës për të sulmuar Evropën.

Zyrtarët vendas në rajonin e Vaziristanit Verior në Pakistan i kanë thënë BBC-së se katër gjermanë ishin në mesin e tetë militantëve të vrarë ditën e hënë.

Zyrtarët vendas thanë se katër gjermanët e vrarë ishin me origjinë arabe.

Sipas këtyre zyrtarëve, militantët e vrarë kishin gati një vit në Vaziristanin Verior.

Ata kanë patur lidhje me talibanin vendas dhe kanë udhëtuar nga një vend tek tjetri.

Burimet thonë se disa dhjetëra të huaj vijnë e ikin nga kjo zonë ku mund të përdorin bazat ushtarake vendase.

Exit mobile version