Në përballjen e zhvilluar në Emirates, Matthew Jarvis priti një top të kthyer nga Szczesny pas goditjes së Nocerinos dhe realizoi (40’).
Mirëpo, para se skuadrat të shkonin në pushim, Lukas Podolski e barazoi rezultatin (44’). Cazorla ishte asistues.
Dhjetë minuta brenda gjysmës së dytë, Olivier Giroud shënoi për epërsinë e Topçinjve (55’), falë asistimit të Vermaelen.
Lukas Podolski realizoi edhe golin e dytë personal (78’). Kësaj radhe u ndihmua nga Aaron Ramsey.
[sociallocker]Pas kësaj fitoreje, Arsenali është ngjitur në vend të katërt në tabelë me një pikë më shumë se Evertoni (që ka një ndeshje më pak të zhvilluar).[/sociallocker]