Mungesa e vëmendjes
Kjo është arsyeja kryesore dhe më e shpeshtë pse tradhtojnë femrat. Nëse femra ndjen se partneri nuk i dhuron vëmendjen e duhur asaj do t’i pëlqejë gjesti apo komplimenti i një mashkulli tjetër, që në të shumtën e rasteve edhe ndikon në dhurimin e zemrës atij personi.
Zgjidhja: Një situatë si kjo mund të zgjidhet. Është shumë me rëndësi që personit që dashuroni së paku njëherë në javë t’i dhuroni pak vëmendje dhe ndonjë fjalë të bukur për t’ia rikujtuar se e dashuroni.
Mungesa e komunikimit
Për femrat komunikimi është shumë i rëndësishëm dhe në bazë të saj ato mund të vinë në përfundim nëse lidhja është stabile apo jo. Nëse femra e ndjen se partneri e injoron dhe nuk ka kurrfarë nevoja për ta ndarë përvojën midis tyre, qëndrimet apo situatat, femra gradualisht do të gjendet me dikë tjetër në një vend tjetër.
Zgjidhja: Nëse partneri nuk pëlqen bisedat e gjata atëherë shfrytëzoni kohën gjatë darkës apo para gjumit për ta komentuar ditën. Kjo është më së paku ajo që mund ta bëni
Jeta seksuale
Edhe pse kjo për femrat nuk është arsyeja kryesore për tradhti. nuk do të thotë se kënaqësia në shtrat nuk luan rolin e vet. Seksi i rregullt dhe një partner i vëmendshëm është ëndërr e secilit partner.
Zgjidhja: Së paku njëherë në muaj bëni dashuri, gjatë dhe në mënyrë romantike.
Hakmarrja
Hulumtimet kanë treguar se femrat në të tridhjetat janë në majën seksuale kështu që edhe tradhtojnë më shumë gjatë kësaj periudhe kohore. Femra e lënduar dhe e tradhtuar është e gatshme për hakmarrje, përkatësisht në tradhti.
Zgjidhja: Arsyeja më e shpeshtë e hakmarrjes është tradhtia si përgjigje ndaj tradhtisë së partnerit që për asnjë moment nuk dërgon në një përfundim të lumtur.