Kjo është bërë e ditur nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media. Me kete rast kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja ndërmjet pozitës dhe opozitës për daljen e vendit nga kriza politike.
Ai këto komente i bëri sonte në një konferencë të përbashkët për media me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, Behgjet Pacollin dhe ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë Christopher Dell. /Kosovapress/