Site icon www.Zemra.Org

Azerbejxhani fiton Eurovisionin

Ka përfunduar edhe një Eurovision prej lemonade. Azjerbejxhani ka fituar garën me 221 pikë, me këngën “Runnin Scared” të interpretuar nga Ell dhe Nikki. Vendin e dytë e ka zënë pas rikthimit Italia, kurse të tretin Suedia.

Bosnja e Hercegovina është renditur në Top 10 me Dino Merlinin, kurse dështimin më të madh e ka pas Spanja që është gjetur kah fundi i tabelës. Si zakonisht, votimi ka qenë politik e fqinjësor. Shqipëria jonë i ka dhënë Serbisë 1 pikë, Greqisë 10 dhe Italisë 12 pikë.

Finalja është mbajtur në Duseldorf, kurse vitin e ardhshëm do të mbahet në Baku.

Exit mobile version