ABC kishte raportuar se Florentino Perez e shiti Ozilin për shkak të siç thoshte presidenti i Realit gjermani ishte i fiksuar pas femrave spanjolle dhe se babai kërkonte dyfishion e kontratës së ofruar.
Por, tani ka reguar babai Mustafa Ozil, i cili ka paralajmëruar masa në mbrojtje të të birit të tij.
“Fakti që dikush ka shumë para, nuk do të thotë se ata janë edhe burra të ndershëm dhe Florentino nuk është një burrë i ndershëm”.
“Ai dëshiron që ta shndërrojë djalin tim në idiot dhe dëshiron të më bëjë prind lakmitar që kërkon shumë para”.
“Kjo është një shpifje flagrante dhe ne do të mbrohemi në gjykatë. Nëse Mesut Ozil ka bërë jetë të natës siç po thotë Perez, unë çuditem pse nën drejtimin e Jose Mourinhos ai ishte gjithmonë në formacionin startues”.
“Tani ata duan që të shkatërrojnë imazhin e Mesut sepse tifozët dhe disa bashklojtarë nuk janë të kënaqur me shitjen e tij”, ka deklaruar babai i Ozil për Bild.