Ngjarja e cila besohet të ketë ndodhur në aeroportin e Zurichut në ora 9:00 të mëngjesit ka pasur për protagonistë anëtarët e ‘labelit’ BabaStars dhe reperin e OTR, Noizyn, ashtu si një mik të këtij të fundit. Burimet e Telegrafit kanë konfirmuar se Noizy ka pësuar lëndime dhe se është rrahur nga BabaStars, por këtë e ka demantuar reperi kontravers.
“Në Zurich në gjendje shumë të mirë. Thuju atyre ta bëjnë një video tani pasi Noizy e bëri hahahahahha”, është shprehur Noizy në profilin e tij në Facebook.
Më poshtë mund të shihni dhe videon në të cilën Noizy ‘reklamon’ pjesët e trupit të tij në ora 15:00, vetëm 20 minuta pas lansimit të lajmit nga ana jonë. Noizy në këtë video po ashtu ka shfaqur një stoli e cila besohet se i takon një prej figurave kryesore të BabaStars, Ledrit.
Nga ana tjetër, disa orë pas rrahjes, anëtari i BabaStars, Visar Shala, ka postuar një fotografi ku është shfaqur shëndoshë e mirë dhe pa shenja nga rrahja. Pos Visarit, në Twitter është shprehur edhe Ledri, i cili ka shkruar:
“A osht bajram sot a?! Se i kena pre dy kurbana për hapjen e Duplex-Club në Zurich Mo-fo City1 haha That’s What’s Up, BabaStars”, ka theksuar Ledri duke i quajtur anëtarët e OTR, Noizyn dhe Onzinon si kurbanë pas rrahjes.
Kështu, ende nuk dihet sakt se kush kë e ka rrahur, por një gjë është e sigurtë – Përçarjet dhe konfliktet mes reperëve shqiptarë jo që do të ndalen, por vetëm sa janë intensifikuar pas këtij incidenti.