www.Zemra.Org

Babë e bir i vranë tre personat në Prizren

Eshref Shemallari dhe djali i tij Ejupi, sipas dyshimeve të policisë, i kanë vrarë dje në qendër të Prizrenit: Ferdi Shishkon, Haki Thaqin dhe Bilgin Ersojin. Ja pse ata vendosën që ta kryenin ketë krim.

Në fund të vitit 2013, saktësisht në dhjetor, thonë burimet e Gazetës, tre personat e vrarë, Shishko, Thaqi dhe Ersoji, e kishin rrahur deri në alivanosje Ejup Shemallarin.

“Ata përveçse e kishin rrahur rëndë, ia kishin ngulur edhe një thikë në shpinë. Ishte dërguar në spital në gjendje kritike”, tregojnë burimet e Gazetës Express brenda policisë së Prizrenit.

Prej asaj kohe Shemallarët, sipas burimeve të gazetës, kishin qenë në cak të provokimeve.

“Edhe para dhjetë ditësh Ejupin e kishin rrahur, në prani të një vajze”, i kanë thënë Gazetës Express, disa burime. Policia thotë se kjo rrahja e fundit nuk ishte regjistruar fare në organet policore.

Pastaj, mëson Gazeta, dje, dikush prej të vrarëve e kishte ftuar për ta takuar njërin prej dy Shemollarëve. Sipas hetimeve policore, në ‘këtë takim’, ata që dyshohet të jenë vrasësit, nuk kishin dalë të papërgatitur.

“Babë e bir dyshohet se kanë shtënë në të tri viktimat”, mëson Express, prej burimeve në polici. Mediat tjera kanë raportuar se viktimat e djeshme kanë qenë të njohura për organet e rendit edhe për shumë raste tjera penale. Ata në shumë raste kanë qenë të paraburgosur.

Ja fotot e viktimave

[portfolio_slideshow id=19842]

Exit mobile version