Ma golat e Pedros, Messit dhe David Villas ajo e mposhti Manchesterin pa i dhënë asnjë rast për ta rrezikuar. Golin e nderit për Unitedin e shënoi Rooney, por ky gol ishte e gjitha që praktikisht tregoi manchester në këtë finale të madhe, ngase barcelona pos në 10 minutat e para të ndeshjes, në tërë kohën arriti ta zhvilloi lojën e vet, ta mbaj topin dhe nëpërmes lojtarit me të mirë në botë Messit, i ndihmuar nga Pedro, David Villa dhe Xavi dhe Iniesta në dhjetëra raste u tregua shume e rrezikshme për ekipin kundërshtar.
Barcelona – Manchester Utd 3: 1
Londër, 28 maj – Ndeshja e shumëpritur, finalja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Manchester United dhe Barcelonës për të përcaktuar ekipin më të mirë të Europës për edicionin 2010-2011 , ka nisur pikërisht në orën 20:45 në stadiumin “Wembley” në Londër.
Kush do të fitojë, është pyetja që dëgjohet tani sa kohë. Barcelona, që realisht është paksa e favorizuar jo vetëm nga ekspertët dhe profesionistët e futbollit, apo manchester, të cilit kurr nuk i dihet.
Dy vite më parë, në finalen e luajtur në Romë, Barcelona kishte fituar me rezultatin 2:0, në një ndeshje të dominuar nga ekipi spanjoll.
Dy vite pas fitores në Romë, të gjithë pajtohen që Barcelona e ka të sigurt dominimin në të paktën një gjë – posedim të topit.
Derisa Barcelona mbetet superiore sa i përket teknikës, Manchester Unitedi është në gjendje të bëjë befasi. Dy sulmuesit Wayne Rooney e Javier Hernandez, janë në gjendje të nxjerrin skuadrën e tyre kampione.
“Ne nuk ia kemi frikën Barcelonës. Barcelona është një nga skuadrat më të mira në botë, por ne kemi kualitetet tona”, ka thënë mesfushori i Unitedit, Park Ji-sung, duke përcjellë në një mënyrë mesazhin e futbollistëve nga Manchesteri.
Unitedi sigurisht se ka kualitetin, mirëpo i duhet temperamenti dhe talenti për të dalë fitimtare në luftën e dy skuadrave që kanë nga tre tituj të Evropës. Të dyja skuadrat titullin e tyre të parë në “Champions” e kanë fituar në “Wembleyn” e vjetër.
Formacionet zyrtare sipas uefa.com janë:
Barcelona (4-4-3): Valdes, Alves, Pique, Mascherano, Abidal, Iniesta, Busquets, Xavi, Pedro, Villa dhe Messi
Manchester United (4-4-1-1): Van der Saar, Evra, Vidiq, Ferdinand, Da Silva, Carrick, Giggs, Park, Valencia, Roone, Hernandez.
Në dhjetë minutat e para që të dy ekipet luajtën me ritëm të sforcuar. Ka dominuar paksa mbase Manchaster United, por edhe barcelona pak a shumë luajti lojën e vet, duke u treguar e rrezikshme në dy tri raste.
Megjithatëë, barcelona ka probleme gjatë lojës në fushën e kundërshtarit. Duke se është pozicionuar mirë rendi i lojtarëve lidhës të Manches, dhe veç kësaj po tregohen shumë të lëvizshëm.
Nga minuta 10 deri në të 20-tën loja është dominuar bindshëm nga Barcelona. Ekipi i Guardiolos së paku 4-5 herë (npërmjet Messisë, Xavit) rrezikoi seriozisht portën Van Der Sarit.
Në minutën 18 madje Messi praktikisht ka luajtur me 4 mbrojtës të ekipit anglez, por pasi që ia pasoi topin Pedros ka intervenuar mbrojtja e United për ta larguar topin nga zona e rrezikshme.
Në minutën e 27 ka shpërthyer publiku në Wembli. Barcelona ka avancuar me 1: 0 nëpërmjet golit të Pedros. Në një mënyrë në këtë minutë u shpërblye loja dominuese e Barcelonës.
Në minutën 33 United kthehet në lojë. Me golin e Rooneut Manchester ka barazuar rezultatin në 1:1. Ishte ky goli i 28 i Rooneut në Ligën e Kampionëve, ndërsa te ai ka asistuar Chicharito. Gjithëçka nga kjo minutë ka nis nga filimi.
Dy minuta pa përfunduar pjesa e parë e lojës, përkatësisht në minutën 43 Barcelona pati një shans thuaja të qind për qindët. E nisi Messi, i cili avancoi nëstilin e tij duke dribluar, ia pasoi David Vias, i cili nga një pozitë shumë të favorshme huqi.
Pjesa e parë e kësaj ndeshje tepër dramatike përfundoi me rezultatin e barabartë 1:1 dhe pa e zgjatur për asnjë minutë lojën nga referët.
Pjesa e dytë e lojës Barcelona Manchester United ka nisur pa asnjë ndryshim në formacionet e të dy ekipeve.
Messi në minutën 53 tregoi kush është ai. Me një goditje maestrale nga një largësi mbi 15 metra ai mposhti Va nder Sarrin, i cili dukej sa kishte mbuluar këndin në drejtim të të cilit shkonte topi.
Në fakt, që nga fillimi i pjesës së dytë barcelona arrit ta imponoi stilin e lojës së vet, e mbajti shumë më shumë lojë dhe pos golit pati edhe një shans serion për të kaluar në avantazh, por alvesh gjuajti drejtpërdrejt në portierin e United.
Në minutën 68 u bë zëvendësimi i parë në ekipin e Manchesterit (Nani hyri në lojë në vent të Fabios së lënduar) dhe menjëherë pas këtij ndërrimi një gabim në mbrojtjen e ekipit anglez i kushtoi këtij ekipi me golin e tretë. Në fakt dikush nga lojtarët e Manchës gabimisht ia dha topin Buskets, ky ia pasoi David Vias, i cili ishte i pagabueshëm. Rezultati 3:1 deri në këto çate po tregon se ferguson nuk ka arritur të gjej përgjigje për kombinatorikën e Barcelonës, e cila madje pati edhe disa raste solide për të shënuar.