Sport

Barcelona fitoi Manchester United-in

Barcelona sonte në stadiumin e mirënjohur londinez Wembley tregoi se  tash për tash është ekipi më i mirë në kontinentin e vjetër. Barcelona edhe me rezultat edhe me lojë (me kombinime, me pasime, mbajtje të topi, pasime dhe shutime në gol) deklasoi sonte Manchester Unitedin, i cili ishte i pafuqishëm dhe praktikisht inferior karshi ekipit fantastik dhe perfekt të Pep Gardiolas.

Ma golat e Pedros,  Messit dhe David Villas ajo e mposhti Manchesterin  pa i dhënë asnjë rast për ta rrezikuar. Golin e  nderit  për Unitedin e shënoi Rooney, por ky gol ishte e gjitha që praktikisht tregoi manchester në këtë finale të madhe, ngase barcelona pos në 10 minutat e para të ndeshjes, në tërë kohën arriti ta zhvilloi lojën e vet, ta mbaj topin dhe nëpërmes lojtarit me të mirë në botë Messit, i ndihmuar nga Pedro, David Villa dhe Xavi dhe Iniesta në dhjetëra raste u tregua shume e rrezikshme për ekipin kundërshtar.

Barcelona – Manchester Utd 3: 1

Londër, 28 maj –  Ndeshja e shumëpritur, finalja e Ligës së Kampionëve  ndërmjet Manchester United dhe Barcelonës  për të përcaktuar ekipin më të mirë të Europës për edicionin 2010-2011 , ka nisur  pikërisht në orën 20:45 në stadiumin “Wembley” në Londër.

Kush do të fitojë, është pyetja që dëgjohet tani sa kohë. Barcelona, që realisht është paksa e favorizuar jo vetëm nga ekspertët dhe profesionistët e futbollit, apo manchester, të cilit kurr nuk i dihet.

Dy vite më parë, në finalen e luajtur në Romë, Barcelona kishte fituar me rezultatin 2:0, në një ndeshje të dominuar nga ekipi spanjoll.

Dy vite pas fitores në Romë, të gjithë pajtohen që Barcelona e ka të sigurt dominimin në të paktën një gjë – posedim të topit.

Derisa Barcelona mbetet superiore sa i përket teknikës, Manchester Unitedi është në gjendje të bëjë befasi. Dy sulmuesit Wayne Rooney e Javier Hernandez, janë në gjendje të nxjerrin skuadrën e tyre kampione.

“Ne nuk ia kemi frikën Barcelonës. Barcelona është një nga skuadrat më të mira në botë, por ne kemi kualitetet tona”, ka thënë mesfushori i Unitedit, Park Ji-sung, duke përcjellë në një mënyrë mesazhin e futbollistëve nga Manchesteri.

Unitedi sigurisht se ka kualitetin, mirëpo i duhet temperamenti dhe talenti për të dalë fitimtare në luftën e dy skuadrave që kanë nga tre tituj të Evropës. Të dyja skuadrat titullin e tyre të parë në “Champions” e kanë fituar në “Wembleyn” e vjetër.

Formacionet zyrtare sipas uefa.com janë:

Barcelona (4-4-3): Valdes, Alves, Pique, Mascherano, Abidal, Iniesta, Busquets, Xavi, Pedro, Villa dhe Messi

Manchester United (4-4-1-1): Van der Saar, Evra, Vidiq, Ferdinand, Da Silva, Carrick, Giggs, Park, Valencia, Roone, Hernandez.

Në dhjetë minutat e para që të dy ekipet luajtën me ritëm të sforcuar. Ka dominuar paksa mbase Manchaster United, por edhe barcelona  pak a shumë luajti lojën e vet, duke u treguar e rrezikshme në dy tri raste.

Megjithatëë, barcelona  ka probleme gjatë lojës në fushën e kundërshtarit. Duke se është pozicionuar mirë rendi i lojtarëve lidhës të Manches, dhe veç kësaj po tregohen shumë të lëvizshëm.

Nga minuta 10 deri në të 20-tën loja është dominuar bindshëm nga Barcelona. Ekipi i Guardiolos së paku 4-5 herë (npërmjet Messisë, Xavit) rrezikoi seriozisht portën Van Der Sarit.

Në minutën 18 madje Messi praktikisht ka luajtur me 4 mbrojtës të ekipit anglez, por pasi që ia pasoi topin Pedros ka intervenuar mbrojtja e United për ta larguar topin nga zona e rrezikshme.

Në minutën e 27 ka shpërthyer publiku në Wembli. Barcelona ka avancuar me 1: 0 nëpërmjet golit të Pedros. Në një mënyrë në këtë minutë u shpërblye loja dominuese e Barcelonës.

Në minutën 33  United kthehet në lojë. Me golin e Rooneut Manchester  ka barazuar rezultatin në 1:1. Ishte ky goli i 28 i Rooneut në Ligën e Kampionëve, ndërsa te ai ka asistuar Chicharito. Gjithëçka nga kjo minutë ka nis nga filimi.

Dy minuta pa përfunduar pjesa e parë e lojës, përkatësisht në minutën 43 Barcelona pati një shans thuaja të qind për qindët. E nisi Messi, i cili avancoi nëstilin e tij duke dribluar, ia pasoi David Vias, i cili nga një pozitë shumë të favorshme huqi.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje tepër dramatike përfundoi me rezultatin e barabartë 1:1 dhe pa e zgjatur për asnjë minutë lojën nga referët.

 

Pjesa e dytë e lojës Barcelona Manchester United ka nisur pa asnjë ndryshim në formacionet e të dy ekipeve.

Messi në minutën 53 tregoi kush është ai. Me një goditje maestrale nga një largësi mbi 15 metra ai mposhti Va nder Sarrin, i cili dukej sa kishte mbuluar këndin në drejtim të të cilit shkonte topi.

Në fakt, që nga fillimi i pjesës së dytë barcelona arrit ta imponoi stilin e lojës së vet, e mbajti shumë më shumë lojë dhe pos golit pati edhe një shans serion për të kaluar në avantazh, por alvesh gjuajti drejtpërdrejt në portierin e United.

Në minutën 68 u bë zëvendësimi i parë në ekipin e Manchesterit (Nani hyri në lojë në vent të Fabios së lënduar) dhe menjëherë pas këtij ndërrimi një gabim në mbrojtjen e ekipit anglez i kushtoi këtij ekipi me golin e tretë. Në fakt dikush nga lojtarët e Manchës gabimisht ia dha topin Buskets, ky ia pasoi David Vias, i cili ishte i pagabueshëm.  Rezultati 3:1 deri në këto çate po tregon se ferguson nuk ka arritur të gjej përgjigje për kombinatorikën e Barcelonës, e cila madje pati edhe disa raste solide për të shënuar.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close