Ajo ka marrë pjesë, ndonëse jo si konkurrente, në formatin e madh televiziv “X factor”. Beatrix Ramosaj i ka impresionuar të gjithë anëtarët e jurisë, pavarësisht se u gjend atje si pasojë e konkurrimit të vëllait të saj, një tjetër talent i fisit, i cili e ka kaluar fazën e parë konkurruese dhe tani pret të kalojë fazën e dytë.
Sa i përket Trixës, në një intervistë të fundit, ajo ka treguar që e acarojnë komentet negative të njerëzve të cilët e trajtojnë si një bukuroshe pa talent. Në të vërtetë Ramosaj, studion në liceun artistik dhe është një nga zërat e rinj më brilant në Shqipëri dhe talentin që ka e dinë vetëm mësuesit e saj, sepse publiku shqiptar është mësuar të jetë skeptikë, ndaj këngëtareve të bukura si ajo. ?