VIP

Beatrix Ramosaj konkuron tek “X Factor”

Ajo është një emër i njohur në botën e muzikës. Është shfaqur në festivale të rëndësishëm muzikorë, ka publikuar klipe që janë shndërruar në hite dhe është shfaqur në kopertina revistash. Por Beatrix Ramosaj ka dhënë shembullin më pozitiv mes kolegeve të saj.

Ajo ka marrë pjesë, ndonëse jo si konkurrente, në formatin e madh televiziv “X factor”. Beatrix Ramosaj i ka impresionuar të gjithë anëtarët e jurisë, pavarësisht se u gjend atje si pasojë e konkurrimit të vëllait të saj, një tjetër talent i fisit, i cili e ka kaluar fazën e parë konkurruese dhe tani pret të kalojë fazën e dytë.

Sa i përket Trixës, në një intervistë të fundit, ajo ka treguar që e acarojnë komentet negative të njerëzve të cilët e trajtojnë si një bukuroshe pa talent. Në të vërtetë Ramosaj, studion në liceun artistik dhe është një nga zërat e rinj më brilant në Shqipëri dhe talentin që ka e dinë vetëm mësuesit e saj, sepse publiku shqiptar është mësuar të jetë skeptikë, ndaj këngëtareve të bukura si ajo. ?

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button