www.Zemra.Org

Beckhamit i del një “djalë tepër”

”Ethet” e Justin Bieber manisë kanë prekur edhe familjen Beckham, ku djemtë janë aq të apasionuar pas këngëtarit adoleshent, sa që i kanë rekomanduar prindërve të tyre t’a quajnë motrën në mbërritje Justine Bieber Beckham.

Duke folur në një program televiziv, ish-kapiteni i kombëtares angleze të futbollit pranoi se ai dhe gruaja e tij kanë disa ide për emrin e vajzës që duhet të lindë gjatë verës, por disa sugjerime i kanë mbërritur edhe prej fëmijëve.

Beckham tregoi edhe momentin e përjetimit të lajmit që fëmija që presin është vajzë. “Në fillim, kur bënë ekon e parë, na thanë që po prisnim një tjetër djalë. Unë isha shumë i kënaqur, por Victoria dukej e ngrysur.

Ajo e dëshironte kaq shumë një vajzë, prandaj kur mësuam se në të vërtetë po presim një të tillë, mund të imagjinoni lumturinë e saj”.

Ndonëse Justine Bieber Beckham do të ishte një emër i pazakontë, vajza do të kishte pa dyshim më shumë fat me emrin se sa tre vëllezërit e saj, të quajtur Brooklyn, Romeo dhe Cruz.

Exit mobile version