www.Zemra.Org

Berisha: Mirënjohje SHBA-ve për kontributin e madh për lirinë e shqiptarëve

Çelet në Tiranë, ekspozita “Amerika për Kosovën” me rastin e 12- vjetorit të çlirimit të Kosovës

“Amerika për Kosovën”, quhej ekspozita e celur në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar në kryeqytet me rastin e 12 vjetorit të çlirimit të Kosovës. I pranishëm në këtë ekspozitë ka qenë Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, zv.ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Ministri i Diasporës së Kosovës, Zv. Ministri i Kultures, etj. Kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij bëri një panoramë të momenteve historike të kombit shqiptar, por sidomos bashkëkombësve të Kosovës të cilët u vunë në objektivin e spastrimit etnik nga Sllobodan Millosheviq.

Berisha e cilësoi historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve më të vështirën pas asaj të hebrenjve. Duke u ndalur tek mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ditët më të vështira të këtij kombi, kreu i egzekutivit shqiptar solli në vëmendje të të gjitha ndihmën jetike të Amerikës në luftën e Kosovës dhe çlirimin e saj nga okupatori serb.

Por në këtë betejë të kthyer në çështje ndërkombëtare roli i shqiptarëve të Kosovës brenda dhe jashtë kufijve ka qenë deçiziv.

Në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar u paraqitën pamje filmike, veshje të Gjeneralit Uesli Klark apo ambasadorit amerikan në Kosovë Uilliam Ualker, dorëshkrime apo faksimile të historisë shumëvjeçare të luftës së shqiptarëve të Kosovës, për atë që sot është e patjetërsueshme, pavarësia e saj.

Exit mobile version